Gërvalla takon Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla ka takuar Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga MPJD ku thuhet se kjo vizitë u krye në kuadër të qëndrimit zyrtarë të Gërvallës në Japoni.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e falënderoi kryetarin Nukaga për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetndërtuese dhe integruese, donacionet dhe investimet në fusha të caktuara, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të reja si në punësimin e të rinjve, në fushën e digjitalizimit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, Gërvalla e njoftoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut dhe fusha tjera.

“Në fund të takimit Ministrja Gërvalla dhe Kryetari Nukaga biseduan edhe për organizimin e “Osaka EXPO 2025” ku Republika e Kosovës tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e sa”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button