Gërvalla thotë se në Antalia se do të theksojë nevojën për të ruajtur paqen

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka shkuar në Antalia të Turqisë, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë.

“Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shkroi ajo.

“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Gërvalla në X.

Show More
Back to top button