Gërvalla u bënë thirrje mërgatës të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë

Republika e Kosovës ka nisur regjistrimin online të Diasporës në kuadër të Procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,.

Sipas njoftimit të kësaj ministrije një gjë e tillë është bërë me qëllim që edhe diaspora si pjesë e pandashme e Kosovës të marrë pjesë në këtë proces “i cili do të ndihmojë shumë në zhvillimin dhe hartimin e politikave efikase, të dedikuara për mërgatën, përmirësimin e shërbimeve ndaj mërgatës dhe në planifikimet më të mira për të ardhmen.”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i bënë thirrje të gjithë pjesëtarëve të Diasporës sonë që të regjistrojnë vetën dhe anëtarët e tyre të familjes, dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për planifikimin e së ardhmes sonë të përbashkët.

“Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: ediaspora.rks-gov.net.

Moduli i regjistrimit të Diasporës po implementohet në kuadër të platformës eDiaspora, dhe përfshinë iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për mbështetjen e procesit të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës.

Regjistrimi i Popullsisë realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, dhe përfshinë një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore për vendin. Diaspora është pjesë integrale e shoqërisë kosovare, andaj pjesëmarrja e çdo pjesëtari të Diasporës është kontribut i drejtpërdrejtë për këtë proces të rëndësishëm për vendin.

Për më tepër informata rreth portalit eDiaspora kontaktoni në ediapsora.rks-gov.net.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button