Gërvalla uron Ditën e Çlirimit: Kujtojmë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz u ka uruar shqiptarëve ditën e çlirimit.
Gërvalla ka thënë se mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve ndërkombëtarë.
Në një postim në Facebook, Gërvalla i ka përmendur të gjithë përveç Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Gërvalla ndër tjera në Facebook./21Media

Back to top button