Përfundon pjesa e parë pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes ndërmjet Greqisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ishin 45 minuta mjaftë të vështira këto për “Dardanët” të cilët luajtën kryesisht në fazën defanzive, derisa vendasit dominuan lojën dhe krijuan disa mundësi të mira për shënim.
Përkundër dominimit, grekët nuk ia dolën të gjenin golin e epërsisë, me kapitenin Amir Rrahmani që ishte vendimtar me disa ndërhyrje thelbësore për të shmangur rrezikun.
Ndryshe, tifozët vendas gjatë gjithë pjesës së parë kanë provokuar “Dardanët” me rreze laserike si dhe me ofendime të njëpasnjëshme. Madje, në shkallët ë stadiumit u shfaq edhe flamuri i Serbisë për që më pas intervenoi policia dhe e largoi atë.

Back to top button