Gërvallës i reagon edhe Çitaku: Çfarë papërgjegjësie

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës e ka konsideruar “papërgjegjësi, të përzier me megalomani dhe injorancë” deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që të shtunën e quajti Bashkimin Evropian “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë, pa NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Pas deklaratës dhe kritikave që ministrja e Punëve të Jashme të Kosovës, Donika Gervalla Schëarz ka përdorur në Dubrovnik kundër Bashkimit Evropian dhe emisarit sllovak, Miroslav Lajcak ka reaguar edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi./21Media

Back to top button