Gërxhaliu: Qytetarët të jenë aktiv në procesin e votimit

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale dhe me fillim nga ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në vend.
Për të folur në lidhje me zgjedhjet sot në studio të RTV21, ka qenë i ftuar profesori universitar, Safet Gërxhaliu i cili ka theksuar se këto zgjedhje janë të veçanta.

Ndërkaq, Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021.
Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare./21Media

Back to top button