Gërxhaliu thotë se s’ka vend për panik

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu sonte në emisonin debatues, Click në RTV21 foli lidhur me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në ekonominë kosovare. Gërxhaliu u shpreh Qeveria e Kosovës është dashur të përgatitet më herët.
Gjatë një lidhjeje direkte Gërxhaliu për RTV21 tha se në Kosovë ka më shumë krizë spekulative për interesa të tregtarëve sesa është reale.

“Kësaj krize i kanë parapri disa deklarata të pamatura të disa politikanëve”, tha Gërxhaliu duke theksuar se po anashkalohet aspekti emocional i qytetarëve.

Safet Gërxhaliu tutje u shpreh se nuk ka vend për panik./21Media

Back to top button