Geta Beqa emërohet anëtare e Bordit të FVK-së

Dy herë kampionia e botës në “World Fitness Women’s Championships” dhe fituesja e shumë medaljeve të tjera në programin e fitnesit “Wellness”, Gentiana Beqa-Ahmeti, me propozim të presidentit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci – është emëruar anëtare e bordit të institucionit më të lart të volejbollit në vend.
Presidenti Gjinovci ka falenderuar Beqa-Ahmetin për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të marrë pozitën e re, derisa e njëjta është shprehur e lumtur për mundësinë që i është ofruar nga FVK për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e saj si kampione e botës në avancimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar.
Beqa Ahmeti, përveç që është kampione e dyfishtë e botës, gjithashtu ka fituar edhe medaljen e artë në garat “Elite Pro Wellnes”, “Wellness Arnold Clasik EU”, “Wellness and Overall Diamons” dhe “Elite Pro Wellness Madrid”.
“FVK është e lumtur të fillojë bashkëpunimin me Beqa Ahmetin, e cila eksperiencën e saj si sportiste e rangut botëror do ta shfrytëzojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të FVK-së si institucion dhe volejbollit kosovar në përgjithësi”, bëhet e ditur në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës./21Media

Back to top button