Getinjo ka një kërkesë publike ndaj kryeministrit Kurti

Reperi Getinjo shpesh herë reagon për temat aktuale në vend.
Përmes Instagramit ai shpreh mendimet, siç ka bërë edhe kësaj radhe, ku i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të reagojë ndaj përmbajtjes së videove në rrjetin social TikTok.
TikTok është për momentin ndër rrjetet sociale më të përdorura si në vend ashtu edhe në botë.
Në këtë rrjet social publikohen përmbajtje nga më të ndryshmet, kryesisht komike, por duket se reperin ferizajas e ka shqetësuar një gjë!
“Albin Kurti, po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok. Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz. Se çka jem tu bo na si popull aty, është turpi i botës”, ka shkruar reperi në Instagram./21Media

Back to top button