Maturantja që mori më së shumti pikë në Testin e Maturës

1 min read

Lyra Purrini është nxënësja që mori më së shumti pikë në nivel vendi në Testin e Maturës.

Nxënësja nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka marrë gjithësej 95 pikë në Provimin e Maturës.

“Sot Drejtoresha e Arsimit znj.Eranda Baçi ka pritur maturantën Lyra Purrini e cila ne testin e maturës ka dal e para me pikë në nivel të Kosovës me gjithsejtë 95 pikë. Drejtoresha e falenderoi në emër të Drejtorisë së Arsimit nxënësen që na bëri krenar të gjithëve dhe potencoi që suksesi i saj duhet të jetë motiv për gjeneratat që vijnë pas”, thuhet në një postim të drejtorisë së Arsimit në Gjakovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.

78.43% e maturantëve e kaluan Testin e Maturës./21Media