Getinjo ndan video të babait të tij duke kërcyer: Edhe profesori ka të drejtë të vallëzojë
Reperi, Getinjo doli në mbështetje të profesorit nga Vushtrria, i cili u bullizua për një vallëzim që e bëri në shtëpinë e tij.
Getinjo prej kohësh ka treguar se babai i tij me profesion është arsimtar dhe edhe ai është njeri dhe ka të drejtë të vallëzoj.
”Një njeri që sjell pozitivitet në shoqëri duhet të vlerësohet më së shumti në këtë jetë. Fatkeqësisht disa persona i përdorin njerëzit pozitiv dhe bëjnë hajgare me ta”, ka shkruar Getinjo krahas videos.
Si rezultat i bullizmit që u bë ndaj profesorit, u thirr edhe protestë në Prishtinë dhe Vushtrri. Gjithashtu u organizua edhe një challenge, me ç’rast qytetarë e figura publike po e realizojnë vallëzimin e njëjtë sikur të profesorit dhe po e publikojnë në rrjete sociale./21Media
