Getinjo tregon orën e publikimit të projektit “Njejt”

Rep-artisti kosovar, Getinjo sonte do të publikojë projektin që e ka paralajmëruar që disa javë.
“Njejt” titullohet kënga e artistit, e cila do të lansohet në orën 20:00, shkruan rtv21.tv
Lajmin e ka bërë të ditur artisti përmes një fotografie në instastory.

Kujtojmë që, projekti i fundit nga Getinjo është “Real”, i cili është publikuar më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion e 500 mijë klikime në Youtube./21Media

Back to top button