1 viktimë dhe 37 raste të reja me COVID-19

Një qytetar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.
Ndërsa nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831. Në total numri i rasteve aktive është 812.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button