Gigi Hadid dhuron të ardhurat nga java e modës për refugjatët ukrainas

Supermodelja Gigi Hadid njoftoi përmes Instagramit se do të dhurojë të ardhurat e saj për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas.
Hadid ka ecur shfaqjet kryesore të vjeshtës 2022 të Michael Kors, Versace, Vivienne Ëestëood e të tjera.
“Të kesh një orar të caktuar të muajit të modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori. Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim ‘për’ diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim dhe koleges time @micarganaraz, po zotoj të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë”, shkroi Hadid.
Kujtojmë që, mëngjesin e 24 shkurtit forcat ruse hynë në Ukrainë për ta pushtuar atë. Deri më tani të dyja ushtritë kanë pësuar humbje të mëdha./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Back to top button