Gigi Hadid sqarohet për komentin në fotografinë e Rihannas

Super modelja, Gigi Hadid po bën disa sqarime në lidhje me një koment të fundit që la në Instagramin e Rihannës, i cili bëri bujë në rrjetet sociale dhe nxiti spekulimet se këngëtarja është në pritje të binjakëve.
Pasi Rihanna ndau foton e saj të parë në Instagram me barkun e rrumbullakosur, Gigi la një koment të ëmbël ku shkroi, “Tre engjëj”.
Komenti origjinal i Hadid mori qindra përgjigje, me njerëzit që nxituan në përfundime se modelja kishte zbuluar aksidentalisht se Rihanna ishte në pritje të binjakëve.
“Sapo kapa fjalën e kësaj rrëmuje. E kisha fjalën rih / Rocky / baby lol, – shpjegoi ajo nën komentin e saj të mëparshëm.
Hadid ka bashkëpunuar me Rihanna-n disa herë, duke përfshirë ecjen në sfilatën e modës Savage X Fenty Volume 3 të markës së saj të të brendshmeve në muajin shtator./21Media

Back to top button