Gili sot feston ditëlindjen, ky është urimi që i bën bashkëshorti

 

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Fevzije Konushevci-Berani e njohur si Gili, feston sot ditëlindjen.

Gili ka mbushur sot 55 vjet, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi me mbishkrimin ”21 maj 2021, Ditëlindja ime”.

Këngëtarja ka pranuar edhe urime të shumta nga ndjekësit e saj.

Ndërkaq, sigurisht që as urimi nga bashkëshorti i saj, Ilir Berani nuk ka munguar, ky i fundit i ka kujtuar momentet që nga fillimi kur janë njohur dhe e ka uruar bashkëshorten që të festojnë bashkë edhe shumë ditëlindje të tjera.

”Zoti na bekoi si femije ne korin e qytetit. Pastaj u beme shoke klase ne shkollen e mesme te mjeksise. Kenduam bashke ne grupin Rona, u martuam e u bekuam me dy djem te mrekullueshem. E perjtuam edhe luften e Sarajeves edhe ate te Kosoves . Gjithmone bashke, Bashke festofshim edhe shume te tjera”, ka shkruar Berani krahas fotografisë.

 

Back to top button