Sot mblidhet Qeveria

 

Këtë të premte do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti II do të mblidhen në ora 13:00. Kështu kanë njoftuar nga zyra e kryeministrit.

Kujtojmë se sot në mëngjes kryeministri, Albin Kurti mbajti mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kurti në këtë takim tha se kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur dhe plotësuar do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe me përkushtimin e nevojshëm./21Media

Back to top button