Giresse i kërkon lojtarëve të harrojnë dy ndeshjet e fundit: Të përgatitemi për ndeshjet që i kemi në vijim

Trajneri i shumë kritikuar i Kosovës, Alain Giresse, ka bërë thirrje që të harrohen dy ndeshjet e fundit të Kosovës që përfunduan me barazim, dhe në vend të kësaj, lojtarët të fokusohen për dy ndeshjet e ardhshme.

“Ne do të fillojmë të përgatitemi sa më mirë për dy ndeshjet që i kemi, lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve, s’kemi kohë të humbin dhe të ankohemi se çka ka ndodhur në të kaluarën. Nuk besoj që do shumë mend që dy ndeshjet, të cilat i kemi përpara janë shumë të rëndësishme. Ne do të tentojmë të mendojmë sa më pak te ajo se çka ka ndodhur, por do të koncentrohemi të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet që kemi në vijim. Nuk konsideroj që rezultati me Izraelin ishte negativ, nëse ishte me Andorrën”, ka thënë Giresse një konferencë për media.

Giresse po ashtu tha se shpreson që afati kalimtar mos t’ia humb koncentrimin lojtarëve për dy ndeshjet që i kanë.

“Jemi në një periudhë e cila deri më tani nuk ka ndikuar fatmirësisht për të keq. Tani është muaji qershor, muaji në të cilin përfundojnë ligat dhe mund të ketë lëvizje të lojtarëve nëpër klube të ndryshme. Jam në kontakt me ta dhe shpresoj që kjo mos të ndikoj te koncentrimi për dy lojërat që kemi”, u shpreh trajneri francez.

Kosova do të përballet me Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 19 qershor me Bjellorusisë. /21Media

Back to top button