Girona-Real Madrid, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 19:30 stadiumi “Municipal de Montilivi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Gironas dhe Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 31 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Girona humbi 1:0 nga Valladolidi, kurse Reali e mposhti 2:0 Celta Vigon.

Momentalisht, Reali zë vendin e dytë në La Liga në kuotën e 65 pikëve, krahas Gironas që renditet në vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Gironan nuk do të paraqiten Garcia, Borja Garcia, Herrera, Kebe, Lopez, Roca dhe Villa, kurse te Reali mungojnë Alaba, Benzema, Ceballos, Courtois, Hazard dhe Mendy.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare:

Girona (4-1-4-1): Gazzaniga; Gutierrez, Juanpe, Bueno, Martinez; Romeu; Riquelme, Martin, Tsygankov, Couto; Castellanos.

Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Rudiger, Fernandez; Valverde, Kroos, Modric; Asensio, Rodrygo, Vinicius.

Back to top button