Giroud pritet t’i bashkohet Milanit

 
Olivier Giroud dëshiron t’i bashkohet skuadrës italiane AC Milan, ku thuhet se të dy palët kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale, raporton Fabrizio Romano.
Giroud pritet të largohet këtë verë nga Chelsea, dhe nëse transferohet tek Milani, do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, duke ia besuar të ardhmen “Rossonerëve” deri në vitin 2023.
Raportohet se të dy skuadrat, Chelsea dhe Milani janë në kontakte të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje, dhe se bisedimet janë pozitive.
Sezonin e kaluar, Giroud ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 11 gola për skuadrën e Chelseat.
Sulmuesi francez pritet të largohet këtë verë nga “Stamford Bridge”.

Back to top button