Gisele Bundchen dhe Tom Brady njoftojnë se janë ndarë

Modelja, Gisele Bundchen dhe lojtari i NFL, Tom Brady kanë njoftuar se janë divorcuar pas 13 vjetësh martesë.
Dyshja konfirmuan ndarjen pwrmes Instagramit.
“Ne arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku”, tha Brady.
“Ne do të vazhdojmë të bashkë-prindërojmë për t’u dhënë fëmijëve tanë dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që ata meritojnë shumë”, tha Brady.
Çifti kanë dy fëmijë së bashku.
Brady dhe Bundchen filluan të takoheshin në vitin 2006 dhe u martuan në fillim të vitit 2009.
Lajmi për divorcin e tyre vjen pasi Brady u kthye në NFL për një sezon tjetër, pavarësisht se më parë kishte njoftuar pensionimin e tij./21Media

Back to top button