Gjakovarëve u kapen rreth 15 mijë litra alkool të prodhuar ilegalisht

Dogana e Kosovës ka organizuar kontrolle në katër lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në Gjakovë.
Me këtë rast, në të katër lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht, të cilat i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Gjithsej janë sekuestruar 14 mijë e 828 litra pije alkoolike si: 10 mijë e 518 litra raki, 4 mijë Litra Verë dhe 310 litra liker.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, Facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”,  thuhet në njoftimin e Doganës./21Media

Back to top button