Gjakovari arrestohet për ngacmim seksual ndaj një vajze
Një person është arrestuar dje në Gjakovë për shkak se dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare”, bëhet e ditur se në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media