“Ëndrrat e Hamletit” shfaqet në Egjipt, fiton çmimin për muzikën më të mirë

Shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” me regji të Mentor Zymberajt ka fituar çmimin për muzikën më të mirë në Alexandra International Theater Festival.
Kjo u bë e ditur nga vet regjisori Zymberaj përmes Facebook-ut.
Sukses i madh i shfaqjes ËNDËRRAT E HAMLETIT në Festivalin – مهرجان الإسكندرية المسرحي الدولي/Alexandria International Theater Festival, në Egjipt!
– Nominimi për Çmimin – Aktori mē i mirē i Festivalit( Mentor Zymberaj nominohet ne mesin e tre aktorëve më të mirë të Festivalit.)
– Shfaqja “Ëndërrat të Hamletit” nominohet për Çmimin – Zgjedhje Kreative!
– Çmimi i Parë për Muzikën më të mirë të shfaqjes( Kompozitori Andin Reshat Randobrava)”, shkroi Zymberaj.

“Ëndërrat e Hamletit” është realizuar në kuadër të Shtëpisë Teatrore Filmike AKT dhe ITI-Qendra në Kosovë./21Media

Back to top button