Gjakovari e gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici
Një qytetar nga Gjakova pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.
Policia e Kosovës njofton se në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind lekë, njëqind e tridhjetë e pesë euro si dhe dhjetë sterlina britanike.
“Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili është kontaktuar”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.