Gjakovari tentoi ta rrahë vëllain dhe kunatën e tij

Një person u arrestua dje në Gjakovë pasi kërcënoi dhe tentoi të sulmoi fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dhe tentuar që t’i sulmojë fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, informoi Policia.

Rasti u cilësua si “Dhunë në familje”./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button