Gjakovarja e mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes, arrestohet nga policia

Një grua është arrestuar nga policia të martën në Gjakovë.
Ajo dyshohet se ka marrë pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se e dyshuara nuk e kishte lajmëruar vdekjen e bashkëshortit në gjendjen civile.
“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile.
Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuaren”, ka thënë Elezaj.
E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Sipas Policisë rasti kalon në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se ditë më parë edhe një gjakovar është arrestuar nga policia pasi i njëjti e kishte marrë pensionin e nënës së tij edhe pas vdekjes së saj.
Në bazë të rregullave çdo pensionist duhet të lajmërohet në qendrat e Ministrisë së Punës dhe Transfereve për të vërtetuar nëse ata janë ende gjallë./21Media

Back to top button