Gjakovarja sulmoi nënën me thikë

Një grua nga Gjakova është arrestuar dje gjatë ditës nën dyshimin se e ka sulmuar me thikë nënën e saj.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje./21Media 

Back to top button