Gjakovë, dy të arrestuar, sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës mbrëmë në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se po organizoheshin lojëra të fatit.
“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në vendngjarje janë sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë./21Media

Back to top button