Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë

6 raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kossovë.

Policia ka bërë të ditur se dy raste kanë ndodhur në Lipjan ndy në Klinë, një në Podujevë dhe një në Rahovec.

Në Lipjan gjatë ditës së hënë është arrestuar i dyshuari burrë, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër në Lipjan të hënën një grua raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara gjithashtu grua, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari burrë. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Ky rast në polici është raportuar në maj të vitit 2024.

Në njërin rast në Klinë të hënën është arrestuar i dyshuari burrë pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër në Klinë të hënën viktima grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Në Podujevë të djelën është arrestuar i dyshuari burrë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec të hënën është arrestuar i dyshuari burrë, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ky rast ka ndodhur më dy korrik 2024.

Policia rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media

Back to top button