Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orëshin e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Dy raste janë të raportuara në Prishtinë, dhe nga një në Gjilan, Shtime, Junik dhe Dragash.
Në Prishtinë, djali dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”
Në rastin e dytë në kryeqytet, një burrë pas një mosmarrëveshje me gruan e tij e ka ofenduar. Nuk ka të arrestuar.
“Prishtinë 05.12.2025-NN. Me 06.12.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e ka ofenduar ankuesen f/k dhe ndihet e rrezikuar dhe sipas saj i njëjtit shpeshherë shkakton dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”.
Në Gjilan, një person për dhunë në familje është arrestuar.
“Gjilan 28.11.2025-18:00. Lidhur me rastin me 06.12.2025 është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”
Ndërsa në Shtime, një burrë është arrestuar pasi ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
“Shtime 01.12.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Kurse në Junik, një burrë është arrestuar pasi i njëjti kishte fjalosur babain e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Junik 06.12.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje është fjalos me prindin e tij viktimën m/k. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?