Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Gjatë persona janë arrestuar mbrëmë në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Plemetin.

Nga gjashtë personat e arrestuar, 5 prej tyre janë të mitur.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button