Gjashtë të lënduar me shkallë të djegies mbi 35 për qind
Po shqyrtohen mundësitë që të dërgohen për mjekim në Turqi.
Ndalemi të gjendja më e re shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi një dite më parë në Ferizaj. Të lënduarit në shpërthimin e bombolës së gazit po mjekohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin e Ferizajt. Gjashtë të lënduar janë me shkallë të djegies mbi 35 për qind. Po shqyrtohen mundësitë që të lënduarit më rëndë të dërgohen për mjekim në Turqi.(Teksti- Kujtesa BAJRAMI-FANA, Kamera- Fidan Bajrami, Vllaznim Jakupi)/21Media