Haxhiu: Kurti do t’i prijë listës së LVV-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme

 

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se listës së LVV-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do t’i prijë Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se “tani është dita për të reflektuar thellë mbi këtë cenim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më”.

Ajo tutje ka thënë se vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë. Haxhiu ka komentuar edhe aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, ku ndër tjera ka thënë se sot është zyrtarizuar ajo çfarë kanë thënë nga data 3 qershor 2020.

Sot, u zyrtarizua ajo që e kemi thënë që nga 3 qershori i vitit 2020!

Një rast që do të mbahet mend në historinë e…

Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, January 6, 2021

Gjykata Kushtetuese sot e ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e Etem Arifit./21Media

Back to top button