Gjashtë të lënduar në një aksident në Çagllavicë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Ferizaj në Çagllavicë, sot rreth orës 03 :20.
Siç bëri të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Ai po ashtu njoftoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rasti po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button