Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Obiliq

 
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 22:10 në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 22:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Milloshevë ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjeteve. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka njoftuar Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button