Ferizaj në terr

 
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, është djegur komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike.
“Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike”, ka njoftuar KEDS.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se ekipet e KEDS janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike.
KEDS ka apeluar te konsumatorët që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta
kursejnë aty ku munden në mënyrë që të parandalohen ndërprerjet e paplanifikuar si pasojë e mbingarkesave./21Media

Back to top button