Gjashtë të vdekur dhe 350 raste të reja me Covid-19

 

Gjashtë persona që ishin të infektuar me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 350 raste të reja.

Rastet e reja të të infektuarve janë: 180 nga Shkupi, 24 nga Kavadari, 19 nga Velesi, 14 nga Tetova, 12 nga Gjevgjelia, 8 nga Ohri, nga 7 raste janë nga Gostivari, Strumica dhe Dellçeva, nga 6 raste janë regjistruar në Prilep, Strugë, Koçan, Negotinë dhe Radovish, nga 5 raste në Shtip dhe Demir Kapi, ndërkaq nga tre raste në Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë, nga 2 raste në Manastir, Berovë dhe Demir Hisar dhe nga 1 rast në Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 266 të shëruar.

Sa u takon numrit të lartë të viktimave, nga Ministria kanë sqaruar se 14 raste janë nga Klinika “Zhan Mitrev” për periudhën kohore nga 4 deri më 30 janar, ndërkaq gjashtë persona vdiqën gjatë 24 orëve të fundit./21Media

Back to top button