Gjashtë të vdekur, mbi 2 mijë e 600 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjashtë persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nga 9,485 testime, me Covid-19 kanë rezultuar 2,670 qytetarë.
Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet e vdekjeve: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.
Të infektuarit janë në këto bashki: 1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.
Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (21 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2,670
Të shëruar në 24 orë 2,151
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 9,485
Testime totale 1,614,613
Raste pozitive 244,182
Raste të shëruara 216,785
Raste Aktive 24,105
Humbje jete 3,292
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11,409
Fier 1,841
Elbasan 1,697
Durrës 1,628
Shkodër 1,649
Vlorë 1,471
Gjirokastër 1,132
Korçë 926
Lezhë 917
Berat 889
Dibër 284
Kukës 262/Ora news

Back to top button