Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:21 në rrugën Prishtinë -Pejë, më saktësisht në fshatin Vragoli, shkruan rtv21.tv

Në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se jëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi. /21Media