Gjashtë viktima, mbi 600 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar edhe 631 raste të reja me Covid-19.
337 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (631) janë regjistruar 102 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 910 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima. Ndërkaq, nga MSh kanë njoftuar se katër pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 15.02. deri 21.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 295.712 raste, prej të cilave 281.582 janë shëruar, kurse 8.968 kanë vdekur. Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 5.162 raste aktive me Covid-19, shkruan TV21/21Media

Back to top button