Autoritetet ruse paralajmërojnë qytetarët që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës

Autoritetet ruse u kanë thënë qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës, paralajmëroi Komiteti Hetues i vendit në një deklaratë të enjten.
“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mitingje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme”, deklarata e komitetit paralajmëroi kundër “pasojave ligjore negative të këtyre veprimeve, të cilat përfshijnë ndjekjen penale dhe deri në përgjegjësi penale. “Duhet të mbahet mend se mbajtja e një precedenti penal ka pasoja negative dhe lë gjurmë në të ardhmen e personit”, shtoi Komiteti Hetimor.
Aktivistja e opozitës ruse, Marina Litvinovich e cila jeton në Moskë, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj të protestojnë kundër sulmit.
“Sot në orën 19:00 në qendrat e qyteteve tona. Rusët janë kundër luftës!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook./21Media

Back to top button