Gjatë 24 orëve raportohet për shtatë raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar për shtatë raste të dhunës në familje.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh teksa, ka treguar se rastet e dhunës janë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Istogu dhe Mitrovica e Veriut.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu dje në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, dje është arrestuar edhe një burrë nga Gjilani. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Ferizaj dje rreth orës 11:00 është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Madje të dyshuarit i është konfiskuar një armë  me 19 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Një grua nga Prizreni ka raportuar se në vazhdimësi, burri i saj ushtron dhunë sikike dhe fizike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Istog është arrestuar një burrë pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa edhe në Mitrovicë të Veriut një burrë është shoqëruar në stacion policor, pasi ë në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button