Gjendet arma me të cilën ndodhi vrasja në Klinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur për vrasjen e një personi dhe plagosjen dy vëllezërve të tij në Klinë.
Përmes raportit  24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe rastin për rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka njoftuar Gashi.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona.
Por, cili ishte motivi që çoi deri të vrasja, Prokuroria Themelore në Pejë për portalin rtv21.tv sot ka thënë se ende është herët.
“Fazë e hershme me fol për motive”, ka thënë zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi për portalin rtv21.tv tutje ka njoftuar se sot gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë personat e ndaluar.

Rasti është duke u hetuar. /21Media

Back to top button