Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar rreth 20 mijë persona

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 807 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga Covid-19.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar edhe për 583 raste të reja me koronavirus, shifër kjo që bazohet në 9.634 mostra të testuara./21Media

Back to top button