Gjatë javës mot i ndryshueshëm
Gjatë javës në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?