Gjatë javës mot me shi

 

Në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius.

Bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s./21Media 

Back to top button