Gjatë kësaj jave temperaturat mund të shkojnë deri në 40 gradë në Kosovë

Temperaturat e larta kanë goditur Evropën, por edhe vendin tonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë kësa jave në Kosovë do të mbizotërojë i nxehti afrikan, madje sipas njoftimit gjatë kësaj periudhe kohore në vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
Të mërkurën parashihet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot me diell por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius
Mot kryesisht me diell edhe të premten në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.
“Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta. Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ky Institut u bën thirrje qytetarëve që të kufizohen sa më shumë nga rrezet e diellit nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, astmatiket etje, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA