Gjatë muajit dhjetor kosovarët morën mbi 193 milionë euro kredi
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat bankare për muajin dhjetor 2023 sipas të cilave vlera e kredive të reja është 193.7 milionë euro, derisa depozitat kapin shifrën 138.8 milionë.
Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, teksa investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.
Vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë eurosh, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për dhjetor 2023 ishte 863 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak, nëntor 2023, ishte 6.4%.
Raporti kredi-depozita për dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 %, ndërsa margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%.